Aksidentohet për vdekje një 12-vjeçare teksa po skijonte në Brezovicë

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Një 12-vjeçare është aksidentuar për vdekje teksa ishte duke skijuar në Brezovicë.

Ajo ishte rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda të cilat nuk arriti t’i përballojë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Ardian Grazhda, njëri nga menaxherët e Qendrës Skijimit.

“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë por nuk e kanë ndal aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda.

Ai theksoi se viktima i takon nacionalitetit serb dhe është nga Leposaviqi.

Të ngjashme