Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur një aksion dje në Komunën e Podujevës.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se me urdhër të gjykatës janë bastisur dy lokacione në këtë komunë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike me 5 fishekë të kal.7.62 mm, një pushkë gjuetie me dylbi me 2 fishek të kal.7mm, 2 fishekë te kal.12 mm një karikator i pistoletës, një palë dylbi te pushkës së gjuetisë dhe një qese e najlonit me substanca te dyshuara narkotike me peshë rreth 2.1 gram.
Për këtë rast është arrestuar një përson që pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 20.08.2020-09:10. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, në dy lokacione janë bastisur shtëpitë me objekte përcjellëse, prona të dy të dyshuarve meshkuj. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike me 5 fishekë të kal.7.62 mm, një pushkë gjuetie me dylbi me 2 fishek të kal.7mm, 2 fishekë te kal.12 mm një karikator i pistoletës, një palë dylbi te pushkës së gjuetisë dhe një qese e najlonit me substanca te dyshuara narkotike me peshë rreth 2.1 gram. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.