Aksion pastrimi në Rahovec

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 12:46 | Nga

Komuna e Rahovecit më 2 maj do të organizojë aksionin për pastrim në gjithë territorin e kësaj komune.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Qeverisë Komunale me drejtorë komunalë, e cila u kryesua nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në mbledhje është biseduar për fillimin e ndërrimit të dytë në AMF-të, në fshatrat Krushë e Madhe dhe Ratkoc.

Po ashtu gjatë mbledhje është diskutuar edhe për organizimin e festivalit të Folklorit “Anadrina Jehon 2018”, që do të mbahet në fshatin Dejnë, dhe që organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës.

Kryetari Latifi ka kërkuar nga të gjithë drejtorët e drejtorive, që të rrisnin angazhim edhe më tutje për punët, të cilët i presin në ditët në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme