Policia po zhvillon një aksion antidrogë në qytetin e Lezhës me urdhër të SPAK-ut.Sipas burimeve të Top Channel deri në këto momente janë shoqëruar shtatë persona.
Personat akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, hashash. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK-ut dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.
Kujtojmë që oficeri Saimir Hoxha u vra në fund të muajit të kaluar nga 21 vjeçari Aldi Rama. Rama pasi refuzoi të kontrollohej nga policia qëlloi dy herë ndaj oficerit dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh ndjekje, 21 vjeçari nuk pranoi të dorëzohej dhe ka qëlluar veten.