Ekonomia Online
FUNDIT

Mërgimtarët thonë se po presin deri në 10 orë në Serbi

Mërgimtarët thonë se po presin deri në 10 orë në Serbi

Mijëra bashkëatdhetarë ia mësyjnë vendlindjes për festat e fundvitit. Nga e gjithë Evropa, mërgimtarët nisen drejt Kosovës për t’i kaluar ato në gjirin familjar. E kjo ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë. Jo pak nga ta ballafaqohen me vështirësi gjatë ardhjes në Kosovës, e më së shumti me kolonat që shkakohen. […]

Mijëra bashkëatdhetarë ia mësyjnë vendlindjes për festat e fundvitit.

Nga e gjithë Evropa, mërgimtarët nisen drejt Kosovës për t’i kaluar ato në gjirin familjar.

E kjo ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.

Jo pak nga ta ballafaqohen me vështirësi gjatë ardhjes në Kosovës, e më së shumti me kolonat që shkakohen.

Madje disa nga ta presin edhe me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Sipas një lexuesi të Klankosova.tv, atij i ka rënë të presë edhe mbi 10 orë.

Ai tregoi se po vinte nga Franca për t’i kaluar pushimet në shtëpi.

Të ngjashme