Aksioni i Policisë, arrestohen gjashtë persona – dyshohen për këto vepra penale

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë dy aksione në lokacionet: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar (6) persona me inicialet F.S., L.R., N.S. A.I., A.Sh., dhe B.B. prej 48 orësh, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’, nga neni 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, nga neni 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 395 të KPRK-së, ‘’Deklarimi i rremë nën betim’’, nga neni 383 të KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’, nga neni 421 , ”Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të KPRK-së, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’, nga neni 194 të KPRK-së‘’, si dhe ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, nga neni 392 të KPRK-së.

Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy (2) vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një (1) orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-10.000 euro, pesë (5) telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë në procedurë penale ndaj të pandehurve.

Të ngjashme