Mbi 200 thasë me mbeturina janë mbledhur nga dhjetëra vullnetarë sot, që iu bashkuan aksionit të pastrimit në Mitrovicë, afër Kolegjit IBCM dhe ETC-së, nga cila zonë për më shumë se 10 ditë radhazi janë larguar rreth 600 kamionë me mbetje të ndryshme nga disa deponi. Aksioni i sotëm u realizua në kuadër të Fushatës […]
Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” vazhdon edhe sot në Mitrovicë

Mbi 200 thasë me mbeturina janë mbledhur nga dhjetëra vullnetarë sot, që iu bashkuan aksionit të pastrimit në Mitrovicë, afër Kolegjit IBCM dhe ETC-së, nga cila zonë për më shumë se 10 ditë radhazi janë larguar rreth 600 kamionë me mbetje të ndryshme nga disa deponi.
Aksioni i sotëm u realizua në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, ndërsa zgjati disa orë. Përveç ekipit të Let’s Do It Kosova, aksionit iu bashkua edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe zyrtarë të tjerë nga MMPH, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe zyrtarë të tjerë komunal, si dhe disa punëtorë të Kompanisë ETC.
Edhe në aksionin e sotëm u bë thirrje që qytetarët ta rrisin vetëdijen e tyre për kujdesin ndaj mjedisit, si dhe institucionet të vazhdojnë me gjobitjen e ndotësve, në bazë të legjislacionit në fuqi. Bashkë po ia dalim ta pastrojmë Kosovën!
















