Aktakuzë kundër 21 vetave për kontrabandim të mallrave

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 13:22 | Nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, bën të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve.

Sipas aktakuzës, 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2, tregtia e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 paragrafi 3.

Të gjitha lidhur me nenin 31, si dhe për armë mbajtje nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Rasti në fjalë është nga lëndët e shenjëstruara, ndërsa, Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme