Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar shkresën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku është informuar se ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës është ngritur aktakuzë.
Aktakuza është ngritur për rastin e arratisjes së kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në vitin 2015 nga QKUK.
Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, MD/SHKK ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna deri në përfundimin e procedurës penale ndaj:
1. E.TH
2. SH.H
3. I.D
4. A.U
5. B.D
6. V.B
7. A.B
8. Y.B
9. G.A
10. XH.Z