Aktakuzë ndaj dy grave të cilat iu bashkëngjitën ISIS-it dhe Al-Nusrës

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur dy aktakuza ndaj dy grave për veprat penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grupin Terrorist”.

Prokuroria Speciale bën të ditur se e pandehura L.L., më 08.12.2013 me vetëdije dhe vullnet të plotë përmes Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës, ka udhëtuar në drejtim të Stambollit-Turqi, nga ku pastaj ka kaluar në destinacionin e saj në Siri, gjegjësisht në zonën e konfliktit, me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS (Islamic State of Iraq and the Sham) dhe Al-Nusra të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më 20.04.2019.

Po ashtu edhe  e pandehura tjetër e mitur S.S. më 19.05.2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, së bashku me bashkëshortin e saj G.Xh (tani i ndjerë) kanë udhëtuar për në Stamboll dhe nga aty kanë përfunduar në destinacionin e tyre në Siri, me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS (Islamic State of Iraq and the Sham) dhe Al-Nusra të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më 20.04.2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme