Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit pa autorizim kanë ofruar për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 16.09.2019, në fshatin Velezhë, në lagjen Arbanë dhe në vende tjera qendër të Prizrenit, të dëmtuarit M.J., i kanë shitur narkotikë të llojit “kokainë”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë.
Fillimisht 50 Euro për 1 gram, e pastaj 100 Euro për 1 gram, në sasi prej 107 gram, në vlerë të përgjithshme prej 10.700 Euro. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Po ashtu, të akuzuarit P.D., B.D., K.D., dhe M.K., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, përdorin kanosjen serioze për të detyruar personat tjerë të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, që ka rezultuar me humbje të dobisë pasurore mbi 10.000 Euro. Meqë i dëmtuari M.J., nuk ishte në gjendje të paguaj sasinë e narkotikut që kishte marrë nga të akuzuarit P.D., B.D., M.K., ndërhynë i akuzuari K.D., ku së bashku e detyrojnë edhe babain e të dëmtuarit M.J., të dëmtuarin S.J., që për 107 gram të narkotikut ia kërkojnë 38.000 Euro, kurse në fund të dëmtuarve, në një furrë – restaurant në qendër të Prizrenit me datë 16.09.2019, ua marrin 10.700 Euro. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cila u vihen në barrë.