Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Kosovës, Brahim Selimaj, për “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Ersan Qavolli, ka konfirmuar të enjten për “Kohën Ditore” se aktakuza është ngritur me datën 5 qershor, nga neni 409 paragrafi 1 të KPRK-së, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo vepër, sipas Qavollit, është kryer nga i dyshuari me datën 18 maj në lagjen “Fidanishte” në Pejë.
“Prokurori ka ngritur aktakuzë të drejtpërdrejtë kundër të lartcekurit, në drejtim të veprës penale ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’. B.M., M.B. dhe P.B., që të tre persona zyrtarë përkatësisht inspektorë ndërtimi, të cilët gjersa ishin në kryerjen e detyrave zyrtare, ndalimin e ndërtimit të një objekti pa leje, për një moment shkon i pandehuri B.S. si pronar i këtij objekti dhe i kanos seriozisht të dëmtuarit me fjalët ‘i bi njerëzit prej Prishtinës, e ju ngrehin zhag si qen të treve, ju qoj në Prishtinë… kam punë me ju…’ dhe me këtë pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, konfirmoi Qavolli aktakuzën e ngritur…