Është ngritur aktakuzë ndaj një personi për vrasje dhe dhunim të një fëmijë në Fushë Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Dhunim’”, thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari, më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.