Aktakuzë ndaj Sokol Bashotës

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 15:06 | Nga

Kryetari i Komunës së Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sokol Bashota, po përballet me aktakuzë për keqpërdorim te detyrës zyrtare.

Një hetim i filluar me 24 shkurt të vitit 2014 nga një prokuror i EULEX-it, javën e kaluar u formatizua me ngritjen e një aktakuze, që kryetarin Bashota, dy zyrtarë të Komunës së Klinës dhe një asambleist, i ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton Kallxo.com.

Prokuroria Speciale, përpos Bashotës dhe Gashit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare i ngarkon edhe Enver Berishën, zëvendës kryetar i Komunës së Klinës si dhe Esat Raci, tani Drejtor i Drejtorisë së Administratës, i akuzuar për kohën sa ishte Drejtor i Drejtorisë të Shërbimeve Publike në Komunën e Klinës.

Sipas aktakuzës së prokurorit të EULEX-it, të akuzuarit në cilësitë e lartpërmendura, kanë bërë një marrëveshje të “ashtuquajtur politike” si përfaqësues të partive politike në Komunën e Klinës lidhur me shpërndarjen e banesave në këtë proces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme