Aktakuzë ndaj zyrtarëve për mos deklarim të pasurisë

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 09:59 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve S.K., drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës dhe V.K. asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Sipas aktakuzës, S.K dhe V.K., akuzohen pasi që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë së tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016, edhe pse këtë është dashur ta bëjnë deri më datën 31.03.2017, edhe përkundër asaj që të njëjtit kanë qenë të njoftuar – paralajmëruar nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit.

S.K dhe V.K., Me këto veprime kanë kryer veprën penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 paragrafi 1 të KP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme