Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë tubuar para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka dërguar në Kuvend ratifikimin e Demarkacionit, edhe pse ende nuk dihet se kur do të jetë në rend dite demarkacioni, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar mbrëmë simpatizantët e vet që sot nga ora 10:00, të dalin para Kuvendit për të mos lejuar ratifikimin e demarkacionit.
Ndërsa, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës pas paralajmërimit të protestës së Vetëvendosjes.