Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një protestë që është mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje të premten para Qeverisë së Kosovës. Protesta është mbajtur me moton “Drejtësi për Astrit Deharin”.
“Raportohet se 250-300 persona-aktivist te lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar para Ministrisë se Drejtësisë të cilët kanë qenë te dhunshëm, duke gjuajtur me mjete te forta ne drejtim te zyrtarëve policor e me pas kanë dëmtuar edhe 60 vetura, një veturë pronë e PK-së, ndërsa te tjerat pronë e Ministrisë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Policia thotë se, gjatë protestës janë dëmtuar edhe: muret e ndërtesës se Ministrisë, laura ne hyrje te objektit si dhe kabina për sigurimin e objektit.
Lidhur me rastin eshët njoftuar prokurori.
Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin si ‘sulm ndaj personit zyrtar/ dëmtim i pasurisë’.