Aktivistja e PSD-së e ndërpret fjalimin e Kurtit, ia liston dështimet e vitit 2023

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 10:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistja e PSD-së, Sonila Pllashniku e ka penguar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, duke fishkëllyer e gjuajtur letra në drejtim të tij, raporton Ekonomia Online.

Kjo ndodhi përderisa i pari i Qeverisë ishte duke mbajtur fjalimin e konferencën për Rininë 2023.

Menjëherë kanë reaguar nga mbrojta e afërt, duke e nxjerr aktiviste jashtë vendit ku po mbahej konferenca.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se aksioni i aktivistes Pllashniku kishte për qëllim të shpaloste dështimet e mëdha të qeverisjes së Kurtit, përfshirë themelimin e Zajednicës.

“Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën. Po realizohet Zajednica; po dënohet UÇK-ja; po ikë rinia. Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit”, ka shkruar Molliqaj.

“Kjo qeveri që e kapi Universitetin, ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare”.

“Prandaj sot aktivistja e PSD-së Sonila Pllashniku ia ndërpreu fjalën Kryeministrit duke fishkëlluar në shenjë proteste dhe duke shpërndarë një fletushkë ku i listuam pikërisht dëmet e mësipërme që Kryeministri ia solli Kosovës këtë vit”.

Të ngjashme