Ekonomia Online
FUNDIT

VV do t’i humbë zgjedhjet në Mitrovicë, do të ndahej nëse s’e kandidonte Agim Bahtirin

VV do t’i humbë zgjedhjet në Mitrovicë, do të ndahej nëse s’e kandidonte Agim Bahtirin

Aktivistja Neri Ferizi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka të humbura zgjedhjet e 17 tetorit në Mitrovicë. Ferizi tha se edhe nëse VV-ja nuk do e kandidonte Agim Bahtirin, sërish do t’i humbiste zgjedhjet sepse sipas saj Bahtiri do ta ndante degën në dy pjesë. Madje sipas saj, kjo degë tashmë është e ndarë […]

Aktivistja Neri Ferizi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka të humbura zgjedhjet e 17 tetorit në Mitrovicë.

Ferizi tha se edhe nëse VV-ja nuk do e kandidonte Agim Bahtirin, sërish do t’i humbiste zgjedhjet sepse sipas saj Bahtiri do ta ndante degën në dy pjesë.

Madje sipas saj, kjo degë tashmë është e ndarë me shumë arsye ndonëse jo publikisht.

“Vetëvendosje në Mitrovicë, i ka zgjedhjet e humbura. Edhe po të mos e kandidonte Agimin, do t’i humbte ato, pasi që Agimi do ia ndante degen në dy pjesë, degë e cila me shumë arsye është (jo-publikisht) e ndarë tashmë”, ka shkruar Ferizi.

Ajo shtoi se Bahtiri përgjatë dy mandateve si kryetar ka pasur vetëm skandale në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje në Mitrovicë, i ka zgjedhjet e humbura. Edhe po të mos e kandidonte Agimin, do t’i humbte ato, pasi që Agimi do ia ndante degen në dy pjesë, degë e cila me shumë arsye është (jo-publikisht) e ndarë tashmë. Kurse me Agimin në kandidim, do i humb zgjedhjet për ta legjitimuar përjashtimin e tij nga ky subjekt. Ndryshe, qysh do ta arsyetonte VV-ja fitoren e Agim Bahtirit i cili përgjatë dy mandateve veç skandale ka pasë?

Të ngjashme