Aktivizohen qytetarët – marrim pjesë në dëgjime publike, uebfaqet e komunave vizitohen 4 milionë herë

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 11:51 | Nga Erdonit Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Diana Metushi-Krasniqi, nga KDI-ja tha se është shqetësuese ulja e transparencës nga 32 komuna, por tha që ka një trend pozitiv sa i përket qasjes në dokumente publike.

Pozitive tha ajo është edhe përfshirja e qytetarëve në dëgjimet publike të organizuara nga komunat.

Sipas saj, uebfaqet e komunave janë vizituar nga qytetarët me mbi 4 milionë herë.

Metushi-Krasniqi ka sqaruar se ndër komunat më transparente që përfshihen në raport janë:  Prishtina, Lipjani, Gjakova,  Vushtrria, Rahoveci e Juniku.

“Kosova ka pësuar rënie për transparencën komunale me 1% krahasuar me vitin paraprak. Një nga shkaqet kryesore të rënies së transparencës është sfidat nga komunat e vogla dhe kapacitetet e tyre”.

“Rezultatet e këtij indeksi bazohen në 6 shtylla, duke përfshirë këtu proceset vendimmarrëse, sa kanë mekanizmat këto komuna në luftimin e korrupsionit edhe transparenca buxhetore është e përfshirë në këtë indeks, ku kemi parë ngecje”.

“Viti 2020 shënoi një trend pozitiv edhe qasjen me dokumente publike ku nga përgjigja e 32 komunave, ku u janë përgjigjur pozitivisht këtyre kërkesave”.

“Trend pozitiv është edhe tek përfshirja e qytetarëve në dëgjimet publike buxhetore. Viti 2020 tregoi një shqetësim tjetër ku me -3% të transparencës mbi etiken dhe konfliktin e interesit”.

“Komunat janë linja e parë e llogaridhënies dhe ku vetëm faqet e komunave janë vizituar nga qytetarët  me mbi 4 milionë herë, çka do thotë që interesi është shumë i madh”.

Të ngjashme