Aktori dhe vokalisti amerikan, Alan Merrill vdes nga Coronavirusi

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Alan Merrill, i njohur më shumë si tekstshkruesi i hit-projektit të Joan Jett “I Love Rock ‘n’ Roll”, ka vdekur më 29 mars në New York pas disa komplikimeve shëndetësore nga coronavirusi.

Ai ishte 69-vjeçar.

Vajza e tij, Laura Merrill, njoftimin e bëri përmes rrjeteve sociale duke thënë se ai vdiq të dielën në mëngjes.

“Më dhanë dy minuta për t’i dhënë lamtumirën. Ai dukej paqësor dhe ndërsa u largova kisha akoma një shpresë. Eca për në shtëpi dhe kisha shpresë ende në zemrën timë. Qyteti që e njihja ishte i zbrazët. Ndjeva se isha i vetmi person këtu dhe mbase në shumë mënyra isha. Deri në kohën kur u futa në dyert e banesës sime, mora lajmet se ai kishtë ndërruar jetë”, ka shkruar Laura.

“Kohët e fundit ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Unë isha në një shfaqje të tij rreth dy javë më parë”, ka thënë Merril.

Jett shënoi një hit të madh me “I Love Rock and Roll” në 1982.

Alan lindi në New York dhe u rrit në Zvicër, Los Angeles dhe Japoni përpara fillimit të karrierës së tij muzikore.

Të ngjashme