Aktori i njohur fiton çmimin “Kush do të bëhet milioner?”

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Aktori me famë botërore, Ben Affleck, është bërë për 1 milion dollarë me i pasur

Affleck ishte pjesë e kuizit të njohur, “Kush do të bëhet milioner?”, teksa përgjatë pyetjeve u asistua nga kampioni i “Jeopardy!”, Jamie Ding, shkruan IndeksOnline.

Affleck dha përgjigjen e fundit dhe as vet nuk besoi kur gongu dha alarmin se përgjigjja e tij është e saktë.

Ai fitoi 1 milion dollarë, të cilat i ofroi për organizatës e tij bamirëse.

Affleck e pranoi çekun nga moderatori i emisionit, Jimmy Kimmel.

Të ngjashme