Aktori Ndriçim Xhepa shtrihet në spital

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 15:32 | Nga

aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital.

Gazeta Shqiptare mëson se Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet.

Aktori ndodhet në reanimacion. Kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.

Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme