Aktori i njohur në telashe me autoritetet, akuzohet për mashtrim

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 17:05 | Nga

Aktori i njohur i telenovelave turke Kivanc Tatlitug po përballet me akuzën për mashtrim nga ekonomisti i tij pasi dyshohet se nuk ka paguar taksat.

Sipas gazetarit Dilek Yaman nga e përditshmja turke Sabah, Tatlitug firmosi një akt akuzë në zyrën e prokurorit ku është lajmëruar që me datë 29 shtator që ka mbi 3.5 milion lira turke borxhe, interesa dhe taksa. (923.000 $).

Në deklaratën e firmosur nga avokati i tij, Tatlitug pretendon se ai ka transferuar shuma të mëdha parash tek ekonomisti i tij në disa data për shërbime dhe taksa të ndryshme që duhej të paguante.

Por, sipas avokatit të aktorit ekonomisti bënte sikur i paguante taksat dhe i mbante të gjithë paratë për vete. Tatlitug u bë i famshëm pasi fitoi garën “Modeli më i mirë në botë” në vitin 2012. Ai është një nga aktorët më popullor dhe më të paguar në Turqi.

 

Por popullariteti i tij shtrihet dhe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën tjetër të botës pas përhapjes masive të telenovelave turke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme