Aktori turk “Ezeli” ndihmon dy familje të dëshmorëve në Shqipëri

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 16:17 | Nga

Aktori turk Kenan Imirzalioglu, i njohur për veprimtarinë e tij bamirëse ndaj personave në nevojë, ka kryer një tjetër veprim për t’u duartrokitur.

Aktori i njohur në Shqipëri për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin emër, të transmetuar në Televizionin Klan, ka vendosur që qiranë e dy apartamenteve që ka në Stamboll, t’ua dhurojë përjetë dy familjeve të dëshmorëve.

Shuma që do të shkojë çdo muaj për familjet e forcave të sigurisë, të vrarë në krye të detyrës, është 43 000 Lira Turke, rreth 11 000 dollarë.

Identiteti i përfituesve nuk dihet dhe megjithëse aktori është përpjekur maksimalisht që gjithçka të mbetet në fshehtësi, gazeta turke “Takvim” ka mësuar mbi bamirësinë.

Imirzalioglu, një prej aktorëve më të pëlqyer dhe të paguar në Turqi, njihet si një ndër personat që e ka shfrytëzuar më mirë të ardhurat nga filmat duke i investuar në pasuri të patundshme në Stamboll dhe pjesë të tjera të Turqisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme