Aktorja e La Casa De Papel shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Itziar Ituño, me rolin e Raquel Murillo në serialin “La Casa de Papel”, kaloi kohën e izoluar në shtëpi dhe tani është rikuperuar plotësisht nga virusi.

Në një intervistë, aktorja u shpreh se ndjeu nevojë të tregonte që ishte infektuar pasi kuptoi se gjithçka që po ndodhte nuk po merrej seriozisht.

“Ky nuk është një grip, është shumë më i rrezikshëm. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Fillon me një kollë dhe të nesërmen zgjohesh me ethe. Në përgjithësi burrat bëhen më keq, ndaj ai pas 9 ditësh i sëmurë përfundoi në spital. Ai qëndroi në spital për 8 ditë shumë i sëmurë,”- u shpreh ajo.

Aktorja tha se nuk dëshiron të krijojë alarm por është një çështje shumë serioze, duke treguar edhe simptomat: “Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatje. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulore.”

“Realiteti nuk është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyen dhe situata reale u fsheh nga ne, në  mënyrë që paniku të mos përhapej, por po e trajtojnë popullin si fëmijët. Zotërinj, kjo është më e rëndësishme dhe e rrezikshme sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë,”– u shpreh ajo.

Aktorja rrëfeu se shumë të afërm të saj kanë vdekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur dot ti thotë lamtumirë.

“Në qytetin tim Basauri afër Bilbao ka pasur shumë vdekje. Njerëz të njohur dhe të afërm të mi nuk kanë arritur t’ia dalin dhe ka qenë shumë e vështirë pasi nuk mund t’i them dot lamtumirë ose ti organizonim një ceremoni mortore të denjë.”

Të ngjashme