Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen janë ndarë.
Mediat turke kanë raportuar se aktorja Tuba Buyukustun dhe i dashuri i saj biznesmen Umut Evirgen, i kanë dhënë fund lidhjes, shkruajnë mediat turke.
Burime pranë çiftit thanë se Tuba u nda me të dashurin e saj në fillim të krizës së coronavirusit, dhe ajo vendosi të kalojë kohën në karantinë me vajzat binjake, Maya dhe Toprak.
Dyshja ishin së bashku 4 vite. Në paraqitjen e fundit së bashku, një gazetar i pyeti ata për ditën e rëndësishme të tyre dhe Tuba u përgjigj se ajo nuk mendon për martesë, dhe se marrëdhënia e saj me të dashurin është e qëndrueshme, mirëpo si duket gjërat nuk kanë rrjedhur sipas planit.