Ekonomia Online
FUNDIT

”Aktualisht shumë rëndë”, Spitali nxjerr njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

”Aktualisht shumë rëndë”, Spitali nxjerr njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Spitali në të cilin aktualisht po trajtohet ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, nxori sot një njoftim mbi detajet e gjendjes shëndetësore të tij. Nano, sipas institucionit, ka disa ditë që është hospitalizuar pas një arresti kardiorespirator, transmeton klankosova.tv. ”Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator”. ”Aktualisht pacienti konsiderohet në […]

Spitali në të cilin aktualisht po trajtohet ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, nxori sot një njoftim mbi detajet e gjendjes shëndetësore të tij.

Nano, sipas institucionit, ka disa ditë që është hospitalizuar pas një arresti kardiorespirator, transmeton klankosova.tv.

”Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator”.

”Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar!”.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.

73-vjeçari, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër gjatë (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).

Të ngjashme