Aktualisht vetëm një familje në strehimore, rritet numri i familjeve që kanë kërkuar asistencë sociale

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 13:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Momentalisht në strehimoren e Prishtinës është vetëm një familje, viktimë e dhunës në familje ka thënë për Ekonomia Online, drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj.

Ai ka thënë se nuk ka pasur kërkesa të mëdha për strehim, sepse kërkesën për strehim e bëjnë vetëm ato raste të cilat e kanë të pamundur gjetjen e çështjes së strehimit.

“I kemi mbi 100 raste të reja që janë krijuar për gjatë këtij viti sipas statistikave që i kemi marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa prej këtyre rasteve nuk është që kemi pas kërkesa të mëdha për strehim për shkak se kërkesa për strehim bëjnë vetëm ato raste të cilat e kanë të pamundshme gjetjen ose zgjidhjen e çështjes së strehimit në saje të dhunës në familje. Shumica e këtyre rasteve bëjnë zgjidhje në saje të solidaritetit familjar dhe janë rast të pakta ato që paraqiten në strehimore. Aktualisht në strehimore kemi vetëm 1 familje që është e strehuar aty dhe që ka bërë kërkesë. Keni parasysh që për tu strehuar duhet të ju nënshtrohet një procedure që është e standartizuar me ligj”, tha ai.

Kukaj më tutje ka theksuar se kapacitetet aktuale të strehimores janë të mjaftueshme. Ai ka thënë se në qoftë se rritet edhe numri i të strehuarve atëherë do të shikohet për hapësira të tjera.

“Krahasuar me praktikat ose përvojën e së kaluarës, kapacitetet aktuale të strehimores janë të mjaftueshme dhe duhet ta bëjmë me dije për opinionin që strehimorja aktualisht është duke u rinovuar dhe e gjithë strehimorja është bartur në një hapësirë tjetër që e kanë marrë me qera në qytet, përderisa të përfundojë renovimi. Mirëpo kapacitetit i asaj strehimore nga përvojat e kaluara që i kemi është i mjaftueshëm për  rastet që janë paraqitur”.

Kukaj është shprehur se në strehimoren e komunës janë marrë të gjitha masat për parandalimin e COVID-19.

“…deri më tash nuk kemi pas kësi probleme, mirëpo në rast se ballafaqohemi në situatë të tillë atëherë duhet të bëjmë zgjidhje dhe duhet të gjejmë hapësirë të reja. Aktualisht ku gjendet strehimorja në objektin me qera komuna e ka dezinfektuar dhe me informatat që i kam të gjitha masat që janë kërkuar janë ndërmarr”, tha ai.

Po ashtu Kukaj, ka thënë se është rritut numri i familjeve që kanë kërkuar asistencë sociale krahasuar me numrin që e kanë pasur.  Ai ka thënë se nuk kanë mbështetje të mjaftueshme dhe po e kanë të vështirë për tu përballuar me numrin e kërkesave.

“Jashtëzakonisht është rritur numri dhe me këtë rritje të numrit disi edhe po sfidohemi ne si shërbime sociale edhe kjo gjë ndoshta në këtë fatkeqësi është e mirë sepse këto sfida edhe po tregojnë se duhet të ketë edhe më shumë vëmendje për shërbimet sociale dhe më shumë financim për shërbimet sociale sepse aktualisht më mbështetjen që e gëzojmë qoftë si institucion, qoftë edhe si politik nuk është e mjaftueshme që t’i bëjmë ballë kërkesave që i kemi, mirëpo fatkeqësisht numri i familjeve që janë paraqitur për ndihma direkte prej komunës së Prishtinës është rritur krahasuar me numrin që e kemi pasur më herët”.

Ai ka thënë se për të tretën herë do të shpërndahen pako për 2000 familje.

“Ne këtë të premte për tri ditë radhazi të gjithë familjet që kanë bërë kërkesë në komunën e Prishtinës për ndihmë, përkatësisht me marr një pako ushqimore dhe higjienike së bashku me trupat e forcës së sigurisë së Kosovës do ta bëjmë shpërndarjen mbi 2000 familje që kanë bërë kërkesë te ne dhe secila do ta merr nga një pako ushqimore higjienike tek adresa e shtëpive që e kanë paraqitur të komuna e Prishtinë”, shtoi ai.

Të ngjashme