Kukaj: Për Molliqajn s’pati fletarrest në momentin e arrestimit e as në stacionin policor

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj ka thënë se kanë informacione se ndaj Dardan Molliqaj s’ka pasur urdhërarrest.

Ai tha se fletarresti nuk i është paraqitur Molliqaj as në momentin e arrestimit e as në stacionin policor.

“Jo që nuk e kemi ditur por nga ajo qe e dimë deri më tash, nuk është që ka pasur ndonjë fletarrestim të lëshuar për arrestimin e tij. Ai nuk i është paraqitur as në momentin e arrestimit e as në stacionin policor”, ka thënë ai.

Më tutje Kukaj se nuk e kanë pritur arrestimin e Molliqaj.

“Për faktin që atë ditë nuk janë ndërmarrë veprime, jemi në situatë ku janë ndërmarr veprime pastaj dhe këto duhet të bëhen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale”, ka thënë ai, , shkruan Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme