Akuza e PDK-së: Kryetari i Shtimes ka emëruar drejtor kandidatin e VV’së për kryetar të Kaçanikut, por po e fsheh

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Dega e PDK-së në Shtime, ka akuzuar kryetarin e VV-së në këtë komunë, Qemajl Aliun se ka punësuar si drejtor komune, ish-kandidatin e VV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka.

Përmes një postimi në Facebook nga kjo parti thuhet se Aliu ka punësuar Rakën si Drejtor të Drejtorisë për Prokurim dhe emërimin e tij e ka fshehur.

“Ndonëse pushteti lokal i udhëhequr nga Qemajl Aliu është vonuar në emërimin e drejtorëve komunale ende nuk ka publikur njoftimin zyrtar dhe nuk e ka kompletuar në tërësi emërimin e drejtorive dhe nënkryetarit të Komunës. Përmes këtij reagimi publik shprehim shqetësimin e kësaj vonese, por edhe më keq emërimin e personave nga komunat fqinje në këtë rast emërimin e drejtorit të Drejtorisë për Prokurim (i pa çertifikuar) dhe nga komuna e Kaçanikut, Jeton Raka, ish kandidat i VV-së për kryetar”, thuhet në njoftim.

Tutje PDK në Shtime ka deklaruar se qëllimi kryesor i VV-së është rahatimi i militantëve partiakë.

“Kjo qasje tregon jo seriozitet, pa përgjegjeshmëri dhe injorancë e tejskajshme ndaj qytetarit të Shtimes, kur dihet se në komunën e Shtimes ka njerëz mjaft të kualifikuar për t’i dal zot kësaj pune. Edhe pse ekzekutivi është i ndërtuar mbi bazën e koalicioneve të shumë subjekteve politike në Shtime (LDK, AKR) nuk ka arritur të gjej persona adekuat brenda komunës dhe persona kompetent të kualifikuar dhe kjo nuk vije si pasojë e asaj se në Shtime nuk ka njerez, por qellimi kryesor është rahatimi i militanteve partiak të VV-së. Qytetari i Shtimes duhet të jetë prioritet i Komunës së Shtimes”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme