Akuzat për ngacmim seksual, rihapen hetimet për Julian Assange

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Prokurorët suedezë kanë rihapur hetimet pas akuzave për ngacmim seksual kundrejt Julian Assange në vitin 2010.

Hetimi ka rifilluar pas kërkesës së avokatit të pretenduar të viktimës.

Assange, i cili mohon akuzat, ka shmangur ekstradimin në Suedi për shtatë vjet pasi kërkoi strehim në ambasadën Ekuadoriane në Londër në 2012.

Por 47-vjeçari u dëbua muajin e kaluar dhe u dënua me 50 javë burg për shkeljen e kushteve të tij të strehimit./Top Channel

Të ngjashme