Akuzat për punësim, amortizim i aferës “Pronto”

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 08:50 | Nga

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu i quan të inskenuara akuzat e PDK-së dhe të LDK-së ndaj Shpend Ahmetit, me qëllim që ta shpërqendrojnë vëmendjen nga skandali i përgjimeve “Pronto II” dhe marrëveshjet, ajo për Demarkacionin dhe për “Zajednicën”.

Ai thotë se në Komunën e Prishtinës, e cila qeveriset nga “Vetëvendosja”, nuk ka pasur punësime “klandestine”.

Duke i konsideruar si shpifje dhe të pavërteta akuzat e partive opozitare për punësimin e 250 punëtorëve në Komunën e Prishtinës, nënkryetari i kësaj Komune Dardan Sejdiu ka thënë se këto janë tentativa për t’iu shmangur vëmendjes nga afera “Pronto”.

Ai në një intervistë të dhënë për gazetën “Zëri” ka deklaruar se këto parti në konsistencë janë duke bërë përpjekje për ta penguar dhe për ta sabotuar punën që po e bën Lëvizja “Vetëvendosje” me qeverisjen e saj në Komunën e Prishtinës.

Sejdiu ndër të tjera ka folur edhe për planet e tyre qeverisëse deri në përfundim të mandatit, ardhjen e autobusëve të rinj në kryeqytet, Ligjin për Prishtinën, si dhe incidentin e ndodhur në shkollën “Elena Gjika”.

Ai tha se deri në fund të këtij viti në kryeqytet do të vijnë 51 autobusët e rinj të cilët do të pajisen me GPS, ndërsa mbetet optimist se deri në fund të këtij mandati do të themelohet edhe Ligji për Kryeqytetin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme