Akuzohej për sulme ndaj katër grave, jep dorëheqje prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 17:20 | Nga

Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, dha dorëheqje pas akuzave për sulme ndaj katër grave.

Gazeta New Yorker publikoi një raport, në të cilin gratë, dy nga to ish-të dashura të Schneidermanit, thanë se ai i ka goditur ato.

Schneiderman ka qenë mbështetës i zëshëm i fushatës #MeToo kundër ngacmimeve seksuale dhe kundërshtar i fuqishëm i presidentit amerikan, Donald Trump.

Schneiderman tha përmes një deklarate se i kundërshton akuzat.

“Në marrëdhëniet intime, kam pasur aktivitete konsensuale seksuale. Nuk kam sulmuar askënd”, tha Schneiderman.

“Këto akuza nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale apo me punën time në zyrë, por do të më pengojnë në mënyrë efektive që të udhëheq punën në këtë kohë kritike”, shtoi ai.

Schneiderman është bërë prokuror i përgjithshëm në vitin 2010 dhe ka planifikuar të kandidojë për rizgjedhje në post këtë vit.

Dorëheqjen e tij e ka kërkuar guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme