Alaba: Bayerni në rrugë të mirë për të ngritur lojtarët e rinj

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 11:22 | Nga

David Alaba ishte bashkuar me Bayernin si 16-vjeçar, ndërsa hyri në ekipin e parë përmes akademisë së gjigantit gjerman, diçka që ky klub nuk e ka bërë qe një kohë të gjatë.

Megjithatë, Alaba është optimist se tani Bayerni ka synim që të ngrit lojtarët e rinj në nivelin e tij, përderisa thekson se ky është synimi kryesor i klubit tani, transmeton Koha.net.

“Mendoj se ky është synimi i klubit. Bayerni ka ndërtuar një kampus të madh në Munich për lojtarët e rinj. Unë jam lojtari i fundit i ri, dhe tashmë është bërë kohë e gjatë, por mendoj se jemi në rrugë të mirë që të vendosim lojtarët e rinj në pozitën që unë jam tani. Kemi potencial të madh në lojtarët e rinj. Mund ta shohësh në fushë gjatë stërvitjeve, e gjatë ndeshjeve se ata po ia dalin shumë mirë”, është shprehur Alaba për Goal.

Ai ka theksuar se inkuadrimi në ekipin e parë nuk është i lehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme