Alarm i rrejshëm për sulmues me bombë, policia bllokoi për një orë një universitet anglez

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Bournemouth University në Dorset të Anglisë, është bllokuar për një orë, për shkak të një alarmi të rrejshëm për sulmues me bombë.

Studentët e shqetësuar e kanë njoftuar policinë, duke menduar se rreth këtij universiteti anglez po vrapon një sulmues, që e ka të veshur jelekun e mbushur me eksploziv, të ngjashëm me ata që i veshin ata që kryejnë vetëvrasje në masë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ishte vetëm një atlet me veshje sportive, që në pjesën e sipërme e kishte të veshur jelekun me pesha, në mënyrë që të stërvitet duke vrapuar dhe bartur peshat.

Derisa u vërtetua se në afërsi t objektit nuk ka ndonjë kërcënim, të gjithë studentët dhe stafi u mbajtën mbyllur, derisa askush nuk u lejua të hynte brenda.

Forcat speciale e rrethuan objektin për një orë dhe e mbajtën të bllokuar, derisa një helikopter ishte gati të nisej në momentin q të jepej urdhri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme