Alarm për bombë, evakuohet përsëri aeroporti i Bazelit

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë, në aeroportin e Bazelit, ka pasur një kërcenim për bombë.

Ndërsa sot është raportuar përsëri për një gjë të tillë.

Siç njoftoi të premten kompania e transportit të Bazelit, një operacion policor ishte duke u zhvilluar “në zonën e Euroaeroportit”. Ka vonesa, anulime dhe devijime.

“Ne konfirmojmë se terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie,” shkruan zyra e mediave e aeroportit në përgjigje për Blick, përcjell Arbresh.info.

Në faqen e Euroairport, kanë kërkuar që pasagjerët të kontaktojnë lindjet e tyre ajrore për informacione në lidhje me fluturimet e tyre.

Të ngjashme