Alarm për bombë në makinën e Messit dhe Suarezit

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Një telefonatë e bërë në shërbimet e urgjencës që pretendonin se kishte një pako të dyshimtë nën makinën e Lionel Messi dhe Luis Suarez në aeroportin e El Prat të Barcelonës ka dalë të jetë një alarm i rremë.

Një telefonatë është bërë në 112, duke paralajmëruar shërbimet e urgjencës për një paketë të dyshimtë nën makinën e yjeve të Barcelonës, por shërbimet e sigurisë me qentë e kërkimit kanë konfirmuar se nuk kishte eksploziv nën makinë.

Incidenti u kap nga kamerat e LaSexta në Jugones, transmeton lajmi.net.

Dyshja ka qenë subjekt i medieve edhe për pushimet që i kaluan së bashku, ku qarkullonin disa lajme se ata u sulmuan, para se ylli argjentinas t’i quante këto ‘lajme të rreme’.

Ata tashmë janë rikthyer në stërvitjet e rregullta me Barcën.

Të ngjashme