Policia e Kosovës ka marrë informatën për mjetin shpërthyes në afërsi të zyrave të Administratës Pensionale të Kosovës rreth orës 11:00.
Njësite anti-bombë janë parë në vendin e ngjarjes, dhe kanë lokalizuar mjetin shpërthyes.
Togeri i stacionit policor Esheref Beqiri, në një prononcim për medie ka konfirmuar rastin duke thënë se mjeti shpërthyeses është gjetur në afërsi të zyrave të Administratës Pensionale e cila është në kuadër ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ai nuk ka dhënë informata shtesë duke thënë se është faza fillestare e hetimeve.
Pas lokalizimit të mjetit është bërë një kontroll i rreptë, në qoftë se ka ndonjë mjet tjetër shpërthyes në oborrin e qeverisë, përderisa tërë personeli është evakuuar nga ky objekt.
Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit, që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit.