Përgjatë 24 orëve të fundit ka pasur 10 vatra zjarri në Shqipëri, me dëme materiale.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.
Qarku Shkodër
Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në kasollen pranë banesës së shtetasit P.F. Shërbimi vendor i MZSh Shkodër, dërgoi në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë të cilët kanë punuar rreth 1 orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sasi e madhe bari dhe u shpëtua banesa dhe bagëtitë që ndodheshin pranë.
Në fshatin Potgor, Njësia Administrative Qendër, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një siperfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSh Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha me shkurre dhe ferra.
Qarku Berat
Në fshatin Malas Breg, Njësia Administrative Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
Shërbimi vendor i MZSh Berat, dërgoi në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse, 17 efektivë së bashku me disa banorë të zonës, punonjës të Inspektoriatit Pyjor si dhe 30 forca ushtarake për të shuar vatrat e zjarrit, të cilët kanë mbërritur nga reparti i Poshnjes.
Pas një pune të gjatë nga të gjithë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 28 ha me shkurre dhe ferra, dhe 5 000 rrënjë ullinj të rinj.
Në fshatin Radësh, Njësia Administrative Qendër të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSh Skrapar ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 15 ha shkurre dhe ferra.
Në fshatin Vokopolë, Njësia Administrative Tërpan të bashkisë Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSh Poliçan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra.
Qarku Elbasan
Në fshatin Bishqem Fushë, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë. Shërbimi vendor i MZSh Peqin, dërgoi në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel, të cilët kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynyn me shkurre, ferra dhe 3 rrënjë ullinj shekullor.
Në fshatin Hajdaraj të Bashkisë Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurra dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSh Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet dhe 3 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 1 dynym me shkurre dhe 30 rrënjë ullinj.
Qarku Vlorë
Në fshatin Zvërnec, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.
Shërbimi vendor i MZSh Vlorë ka shkuar në vendngjarje me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.
Qarku Durrës
Pranë llixhave “Bilaj”, në fshatin Bubq, Njësia Administrative Fushë Krujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një fabrike.
Shërbimi vendor i MZSh Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit me shpejtësi pa i dhënë mundësi të kalonte tek fabrika ngjitur. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.
Qarku Fier
Në fshatin Zharrës të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe në një gropë pusi nafte, ku rrezikohej direkt pusi i naftës 365. Shërbimi vendor i MZSh Patos dërgoi 1 mjet dhe 9 efektivë, së bashku me një mjet zjarrfikës të kompanisë së naftës Albpetrol dhe 6 efektivë.
Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të shuanin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe ferra. U shpëtua pusi i naftës nr. 365. Nuk pati të lënduar.