Alarmon Haradinaj: Ministria e Jashtme ka zhdukur historikun e aktiviteteve diplomatike; e pa pranueshme

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Ish Ministria e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj, ka alarmuar me anë të Facebook-ut të saj, duke thënë se Ministria e Punëve të Jashtme, ka zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve e njoftimeve zyrtare nga website-i.

Sipas ish ministres, kjo është e papranueshme. Madje ajo ka thënë se si figurë që ka qenë ministër, në site, figuron vetëm emri i tashmë Kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

E plotë:
“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga ëebsite i MPJD!!!

Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca!

Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”

Të ngjashme