Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka paralajmëruar se kënga e tij më e re do të jetë shumë shpejt në treg.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku këngëtari kishte ndarë disa rreshta nga kënga e tij.
“Je spirancë në detin tim. Je kripë e verës sime. Së shpejti”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Imazhi i ndarë ishte realizuar në bregdet, ku Albani shihet me një veshje mjaft verore, teksa lajmëron për projektin e ri.
Ndërkaq, “Ki mëshirë” titullohet projekti i tij i fundit i realizuar para tre muajsh, e që mori miliona klikime në platformën YouTube.