Si asnjëherë më parë me një grup të madh instrumentistësh në një koncert të tërin live, Alban Skënderaj do të sjell në qendër të Prishtinës ‘Tingujt e ditarit tim’.
I ftuar në Express Rozë artisti i njohur ka folur më shumë rreth kësaj feste të madhe që pritet të mbahet me 1 qershor nga ora 19:30.
Në formë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga publiku kosovar, ky koncert do të jetë pa bileta dhe në qiell të hapur dhe do të ketë vend për të gjithë.
Këngëtari ka folur edhe për spektaklin ‘The Voice of Albania’, ku thotë se është një nga eksperiencat e tij më të mira.
Albani ndër të tjera, ka folur edhe për vajzën, ku thotë se ia ka ndryshuar tërësisht jetën e duke zbuluar kështu diçka të veçantë për të.