Albi Mall superliga rikthehet me betejat për Evropë dhe mbijetesë

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Pas fillimit të ciklit të ri kualifikimeve të Kosovës dhe Shqipërisë për kampionatin
evropian Euro 2024 dhe transmetimin e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 në
ekranet tona kthehen emocionet e elitës së futbollit kosovar.

Skuadrat e Albi Mall Superligës e vazhdojnë aty ku e lanë para kualifikimeve të
Përfaqësueses së Kosovës për Euro 2024 me betejën e madhe për dalje në Evropë
dhe mbijetesë.

Seria e transmetimeve starton të shtunën me tri ndeshje të shkëlqyeshme:
Ballkani – Gjilani, Prishtina – Trepça’89 dhe Llapi – Malisheva që të gjitha me fillim
nga ora 15.
Ballkani i cili po synon mbrojtjen e titullit të kampionit pas një serie të rezultateve
të dobëta dhe pesë ndeshjeve pa triumfuar kërkon t’i kthehet fitoreve ndaj Gjilanit i
cili po lufton për një vend i cili ia hap dyert drejt garave evropiane. Fitoren e fundit,
djelmoshat e Iliër Dajës e shënuan ndaj Trepçës’89 me 23 Shkurt në Mitrovicë kurse
sivjet në dy përballjet direkt me Gjilanin kanë dy fitore. Me 2 Tetor të vitit të kaluar,
në Suharekë triumfuan me rezultat 2:0 kurse me 27 nëntor në Gjilan ishin edhe më
të bindshëm (0:3). Si do të jetë kësaj radhe mbetet të shihet të shtunën nga ora 15,
direkt në Sport 1 në Artmotion.
Një rivalitet tjetër i madh do të kemi edhe në duelin Prishtina – Trepça’89 me
prishtinasit që gjithashtu kërkojnë daljen në Evropë dhe janë pesë pikë pas Gjilanit
që ndodhet në pozitën e tretë kurse mitrovicasit janë në luftë për ekzistencë dhe çdo
pikë është shumë e rëndësishme dhe “e madhe sa shpija”. Në dy takimet paraprake,
rivalët barazuan në Prishtinë (2:2) ndërsa me 27 Nëntor në Riza Lushta, bardh e
kaltrit prishtinas triumfuan bindshëm (0:3).
Trilogjinë e ndeshjeve fenomenale të së shtunës e mbyllin Llapi dhe Malisheva që po
ashtu luftojnë me motive diametralisht të kundërta, llapjanët për Evropë dhe
malishevasit për mbijetesë. Llapi në pozitën e pestë ka tubuar 33 pikë, dy pikë më
pak se Prishtina dhe shtatë më pak se Gjilani kurse Malisheva në pozitën e shtatë ka
29 pikë po aq sa edhe Trepça’89 në pozitën tetë dhe po shkojnë fytazi për mbijetesë.
Është interesant të theksojmë se këto dy skuadra sivjet janë ndarë dy herë baras, me
1 Tetor në Zahir Pajati në Podujevë luajtën me rezultat 1:1 kurse në Liman Gegaj të
Malishevës luajtën pa gola (0:0). Cila skuadër do t’ia bëjë sefte apo për herë të tretë
do të ndahen në paqe?
Gjitha këto do t’i mësojmë të shtunën nga ora 15 në tri kanalet e para sportive
(Sport 1,2, 3) të platformës numër një në shqiptari, Artmotion.
Ndërkohë, e diela sjell edhe dy ndeshje tjera shumë të rëndësishme për mbijetesë,
Dukagjini – Ferizaj dhe ajo mes Dritës që synon ta kthej titullin pas dy viteve dhe
Drenicës e cila asnjëherë deri tash nuk ka ra në Ligën e Parë. Të dyja këto me
transmetim të drejtpërdrejtë në Sport 1 dhe 2 nga ora 15.

Ka edhe shumë më shumë!

Veç kënaqësive maksimale të elitës së futbollit kosovar, adresa numër një e sportit
në shqiptari Artmotion sjell edhe shumë e shumë ngjarje tjera.
Pas sukseseve të mëdha të xhudisteve tona në Tbilisi radhën e kanë xhudokat Akil
Gjakova dhe Dardan Cena që do të paraqiten në Grand Slam në Antalya me shpresë
për medalje dhe pikë të reja olimpike. Akili ngadalë po tehet pas lëndimit dhe
intervenimit kirurgjik për t’a filluar rrugëtimin drejt Olimpiadës “Paris 2024”
sikurse edhe talenti i ri Dardan Cena i biri i xhudistit të njohur Anton Cena

Artmotion gjatë këtij vikendi gjithashtu sjell shumë kënaqësi për ata që e donë
shpejtësinë: Formula 1 dhe Moto GP vijnë me dy gara në anët e ndryshme të botës.
Përderisa pilotët më të mirë në planetë me bolidët e tyre do të ngritin adrenalinën
në shtegun Albert Park në Melburn për Shpërblimin e Madh të Australisë, në skajin
tjetër të botës në Argjentinë, MOTO GP me garat në të tri klasat (Moto3, Moto 2 dhe
Moto GP) do t’i djegin gomat në shtegun Termas de Rio Hondo

Dhe… as kjo nuk është e tëra!
Adresa e vërtet e basketbollit në vendin tonë Artmotion edhe këtë vikend sjell
bukuritë dhe kënaqësitë e NBA me duelet vendimtare për kualifikim në Play In dhe
Play Off.
Të shtunën në mëngjes nga ora 02:00 në Sport 1 transmetojmë derbin e mbrëmjes
mes Los Angeles Lakers që udhëtojnë në Minnesota për përballje me “Ujqit në betejë
direkt për pozitën 7 e cila siguron pqërparësin e terrenit vendas në Play In kurse të
dielën nga ora 21:30 skuadra e dytë në Perendim që tashmë e ka siguruar Play
Offin, Memphis Grizzlies udhëton në Chicago ku “Demat” që pozicionohen të dhjetit
në Lindje dhe janë buzë greminës së Play Offit.

Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet vetëm dhe
ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari : ARTMOTION

E SHTUNË, 01.04.2023
02:00 Basketboll: NBA LA Lakers – Minnesota S1
07:00 Formula 1: Grand Prix Australia Kualifikimet S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Ballkani – Gjilani S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Prishtina – Trepca ’89 S2
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Llapi – Malisheva S3
16:00 Judo: Grand Slam – Antalia Dita 2 – Blloku Final S4
15:50 MotoGP: GP Argjentina Kualifikimet – MotoGP S5
17:50 MotoGP: GP Argjentina Kualifikimet – Moto3 S5
18:45 MotoGP: GP Argjentina Kualifikimet – Moto2 S5
20:00 MotoGP: GP Argjentina Sprint Race – Moto GP

E DIEL, 02.04.2023
07:00 Formula 1: Grand Prix Australia Gara S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Dukagjini – Ferizaji S1

21:30 Basketboll: NBA Memphis – Chicago S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Drita – Drenica S2
16:00 Judo: Grand Slam – Antalia Dita 3 – Blloku Final S4
16:00 MotoGP: GP Argjentina Gara – Moto3 S5
17:15 MotoGP: GP Argjentina Gara – Moto2 S5
19:00 MotoGP: GP Argjentina Gara – MotoGP S5

Të ngjashme