Albin Kurti: Ditë e rëndë për kombin tonë, bashkë forcojmë njëri-tjetrin

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pas tërmetit që goditit Shqipërina tha se sot është ditë e rëndë për kombin tonë.

Përmes një shkrimi në Facebook ai njoftoi se ka shprehur solidaritetin presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, përderisa tha se zyrtarë të VV-së kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën.

“Ditë e rëndë për kombin tonë, ditë kur të gjithë jemi pranë familjarëve të viktimave e pranë popullit të Shqipërisë. Me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, ne sot u angazhuam si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri. Unë i shpreha solidaritetin tonë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë”.

“Qysh prej orëve më të para të mëngjesit secili aktivist i Lëvizjes është vënë në dispozicion për të ndihmuar. Secili aktivist tash është vullnetar. Kemi mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë. Kamionat e ambulancat janë nisur për Shqipëri, e të tjera ende vazhdojnë të nisen. Bashkë, forcojmë njëri-tjetrin”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme