Albin Kurti flet për 100 ditët e tij: U përballëm me pandeminë dhe Thaçin

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 14:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ku po diskutohet për qeverisjen 100 ditor të tij, ka thënë se Qeveria e përfaqëson popullin në tërësinë e tij. Kurti është shprehur se në 100 ditët e qeverisjes së tij janë ndalur keqpërdorimet, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka krahasuar presidentin Hashim Thaçi me pandeminë e Coronavirusit. Ai ka thënë se në 100 ditët e qeverisjes së tij është përballur me pandeminë dhe një president të frustruar që e ka penguar çdo ditë punën e tij.

“Në këto 100 ditë kemi marrë vendime për kursimin e parasë publike dhe ndaljen me keqpërdorimit të pozitave publike, ku pasurohej një elitë e ngushtë politike që e  kontrollonte gjithë shtetin.  Nuk mund të luftohen këto për 100 ditë por,  kemi bërë  hapat e duhur në vendimet e duhura.  Por në këto 100 ditë kishim edhe pengesa: një pandemi globale e  një president të frustruar që pengon çdo ditë punën e qeverisë dhe një opozitë që u fokusua në rrëzimin e qeverisë”, tha ai.

Kurti ka thënë se në 3 javët e fundit ka qenë e vështirë që qeveria ta bëjë punën siç duhet në luftimin e pandemisë sepse duhej prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. AI ka thënë se ç’kapja e shtetit ka filluar dhe kjo rrugë nuk do të ndalet. Sipas tij rruga përpara janë zgjedhjet e lira.

“Ne më shumë kohë kemi kaluar duke u marrë me gjëra të tjera se sa shëndetësi. Në tri javët me kritike me COVID qeveria dhe MSh-ja kanë pasur të pamundur të koncetrohen në luftimin e pandemisë sepse duhej të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese se si të vazhdonin masat dhe të respektonim gjykatën. Ne kemi reaguar me kohë lidhur me pandeminë dhe masat e hershme dhe bashkëpunim i qytetarëve kanë qenë vendimtare në uljen e numrit të infektimeve”, tha ai.

Kurti ka thënë se në rrëzimin e qeverisë janë bërë bashkë të gjithë partitë e regjimit të vjetër.

“Na u bënë bashkë  i gjithë  regjimi i i vjetër për të rrëzuar një qevëri që është treguar e suksesshme. Pse gjithë kjo urrejtje ndaj një qeverie që ka punuar mirë dhe drejtë dhe pa kursim. Është për keqardhje trajtimi që ju është bërë qeverisë nga presidenti. Këta dh jetën e japin dhe humbjen nuk e pranojnë. Në këto 100 ditë ckapja ka filluar dhe nuk do të ndalet dhe rruga përpara janë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, tha ai.

“Secili prej ministrave është dëshmi e gjallë për këtë, duhet të dërgojmë mesazhin që qeveruia përfaqëson popullin në tërësinë e tij. Kabinet të vogël sepse jemi  vend i vogël dhe paga më të vogla sepse jemi vend i varfër, edhe ndërrimi i qeverisë edhe i agjencive që menaxhojnë me paranë publike, shkarkimet në borde nuk janë hakmarrje ndaj dikujt por veprim për të instaluar llogaridhënien dhe ndaljen me abuzimin me paranë publike”, tha Kurti.

https://vimeo.com/418002300

Ai është shprehur se vendi kurrë nuk mund të ecën përpara nëse promovojmë njerëz në bazë të afërsisë familjare e jo asaj profesionale.

“Duhet ta kuptojmë që kurrë nuk do të bëhemi shtet prosperues nëse modeli i njerëzve që promovojmë është mbi bazën e afërsisë familjare dhe jo profesionale”, tha ai.

Ai ka thënë se në 100 ditët e qeverisë së tij janë ndalur keqpërdorimet dhe se nga zvogëlimi i kabinetit kursehen 1.4 milionë euro në vit.

“Për mua ka rëndësi që prindërit në Gjakovë apo Drenas që i rrisini fëmijët e tyre me mund dhe djersë me këto vlera mund të ecim përpara. Kështu i shoh veprimet që i kemi marrë në këto 100 ditë veprim i shpejtë që kemi ndërruare në ndaljen e keqpërdorimit të vendimeve, 192 vendimeve nga qeveria dhe unë si ministër pa përmendur 10 vendime të secilës ministri,nga zvogëlimi i kabinetit do të kursejmë 1.4 milionë euro në vit, heqja e privilegjeve të shumta do të kursej mbi 300 mijë euro në vit dhe do të reflektoj në jetë”, shtoi Kurti.

Kurti ka lavdëruar secilën ministri me radhë. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë e ka bërë Kosovën shtet të suksesshëm në botë.

 “Ministria e Infrastrukturës ka anuluar ndërtimin në Badoc, Ministria e Shëndetsisë e ka bërë Kosovën shtet të suksshëm nëpër botë.  Nga ministri i Bujqësisë nuk janë vazhduar 60 kontrata të cilat ishin vazhduar nga 3 muaj deri në 10 vite rresht, mbi 20 pozita fiktive janë eliminuar nga ministri i transfereve . Anulimi i projektit të  Zonës Ekonomike në Malishevë, në Telekom janë reduktuar shpenzimet e panevojshme, kursimi vjetor është mbi 550 mijë euro, në Ministrinë  e Kthimit dhe komuniteteve ka vazhduar aksioni për  kthimin dhe riatdhesimin”,  ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për mësimin online të organizuar nga Ministria e Arsimit.  Kurse për ministrinë e Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se e ka bërë kthimin e qytetarëve në pandemi.

“Janë miratuar vendime për kthimin e diplomatëve që kanë përfunduar misionin, është bërë kthimi i  meritokracisë. Ministria e Mbrojtjes ka punuar në modernizimin e Forcës së “, tha ai.

Në këtë mbledhje kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar që ministrat të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta.

Në pikë të rendit të ditës është shqyrtimi i raportit të punës dhe ndonjë pikë tjetër mund të shtohet nëse ka kërkesa.

Këtë mbledhje Kurti e ka nisur duke kujtuar masakrën e Korishës. Ai ka shprehur ngushëllime edhe për personat që kanë vdekur nga Coronavirusi.

Të ngjashme