Albin Kurti po mundohet të bëhet si Hashim Thaçi, por është kopje e zbehtë

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 23:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur kryeministrin e shkarkuar, Albin Kurti, kopje të zbehtë të Presidentit Hashim Thaçit.

Limaj po mendon se kryeministri në detyrë po e luan rolin e Presidentit Thaçi, sipas tij është një kopje e zbehtë e Thaçit.

Ai po thotë se në Kuvendin e Kosovës, Kurti në 90% të fjalimeve të tij kanë qenë drejtuar dhe folur për Thaçin.

“Albin Kurti po mundohet ta luajë rolin e Thaçit. Është vetëm një kopje e zbehtë e Thaçit. E keni pa në Kuvend, 90% të fjalimeve kanë qenë për Thaçin edhe pse mocioni ishte ngritur nga LDK-ja”, është shprehur Limaj.

“Këta të dy, Albin Kurti e Hashim Thaçi, nuk mund të jetojnë në skenën politike pa njëri-tjetrin”, ka thënë Limaj.

Kujtojmë se nesër Presidenti Hashim Thaçi do të takohet nesër me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Të ngjashme