Albin Kurti: Shkëmbimi i territoreve s’duhet të pranohet

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 17:08 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, beson se ideja, e hedhur së fundmi në opinion, për shkëmbimin e territoreve ose korrigjimin e kufijve është mashtrim i ri.

Këto komente, Kurti i bëri gjatë një tryeze të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Cilido prej nesh sa kanë sakrifikuar deri me tash nuk është e drejt e tij që të bëjë pazare për çështje kombëtare.  Ajo çfarë mund të ndodh në javët dhe muajt në vijim mund te sjellin pasoja që janë me vite e dekada. Gjithçka tregon që ideja e shkëmbimit të territoreve është më shumë në funksion që të hiqet dorë më kollaj nga veriu në emër të asaj që do të kompensohemi në Preshevë Medvegjë dhe  Bujanoc që nuk po shihet askund në horizont. Një qasje të tillë e pazarit nuk na nevojitet, tha Kurti.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, është shprehur skeptik që çështja e shqiptarëve të Preshevës do të hapet në Bruksel.

“Unë jam skeptik që do të flitet kjo çështje në Bruksel sepse kemi përvojat e hidhura nga e kaluara që asnjëherë në negociata nuk është diskutuar çështja e shqiptarëve në Luginë.”

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se Kosova është futur në bisedime me Serbinë pa një platformë.

“Ne insistojmë që e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet e Kosovës dhe Serbisë do të duhej të ishte reciprociteti. Ajo çka vlen për tri komunat me shumicë serbe në veri duhet të vlejnë edhe për shqiptarët e Luginës por edhe të drejta qe gëzojnë serbët në Kosovë të vlej për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi”, tha Murati.

Shqiprim Arifi, Kryetar i komunës së Preshevës, theksoi se po bëhet fjalë për një situatë të ndjeshme, kur flitet për Luginën.

“Ne jemi lënë anash nga të gjithë, edhe pse Shqipëria e ka ne kushtetutë përkujdesjen për Luginën e Preshevës, po ashtu edhe Kosova edhe pse kemi bërë një luftë të përbashkët”, tha Arifi.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës  së Bujanocit, shprehu shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të partive të tjera politike në këtë debat.

“Përçarja sjell vështirësi në vendimmarrje dhe përçarja është arma kryesore e shtetit të Serbisë dhe ajo vazhdon te na diskriminojnë si pakica”, theksoi Kamberi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme