Prejse njerëzit organizohen në shtete-kombe janë diku rreth 8 mijë grupe që kanë shprehur kërkesën për të realizuar të drejtën e tyre historike për t’u organizuar si shtet.
Në mesin e këtyre 8 mijë grupeve, janë rreth 800 platforma të shkruara në detaje, duke kërkuar jetësimin e të drejtës së vet për shtet.
Por, nga këto 8 mijë nisma e 800 platforma, janë veç nja 200 që e kanë konkretizuar aspiratën për krijimin e shtetit.
Kjo pra miq nënkupton se të pasurit të drejtë në vetvete nuk përbën asgjë konkrete.
E drejta është argumenti yt fillestar, i cili duhet të pajiset me vullnet, luftë, dije e guxim.
Në arenën ndërkombëtare ka “të drejta historike” konkurruese, përndryshe, pse shtetet të kishin Politikë të Jashtme? Thjesht vendoset me “të drejtën”.
Kosova nuk është çliruar, bërë shtet, njohur nga rreth 120 vende të tjera e anëtarësuar në 150 organizata veç pse ka pasur të drejtë.
Këto arritje kanë ardhur pasi me vullnet, luftë, punë, guxim e diplomaci, e drejta jote historike është shndërruar në kërkesë të perëndimit. Rrëfimi yt është bërë dominues e i pamohueshëm dhe forcat aleate janë rreshtuar me të drejtën tënde.
Prandaj, o Albin dështaku, vajtimi yt për mohim të një të drejte, në fakt është reflektimi i mungesës së vullnetit, luftës, punës, guximit e dijes.
A po e shihni të nderuar se arritjet e Kosovës nuk kanë ardhur veç pse kemi pasur të drejtë. Në perspektivat e tyre, të drejtë kanë edhe ato 8 mijë grupet e tjera që kanë aspiruar ose aspirojnë realizimin e shtetit.
Këta dy burra këtu në fotografi, në periudha të ndryshme, të drejtën historike të popullit të tyre kanë arritur ta shndërrojnë në vullnet të forcave aleate dhe kërkesën për shtet sovran ta përkthejnë në kërkesë të botës demokratike, prandaj edhe shqiptarët e Kosovës sot jenë në mesin e 200 shteteve e jo më mesin e 8 mijë grupeve që përpjekën.