Medito për një çast, lundro poshtë koresë së trurit aty dikund thellë te memoria dhe pa hezitim zhytu në vlugun e atyre kujtimeve.
Rikthe imazhin e viteve 1997, njeriun me flokë të gjata të shpërprishura dhe me bluzën e Che Gevarës në rreshtin e parë ballë për ballë policëve serb dhe pa ju tremb fare syri.
I krijuar për popullin, i rilindur nga mesjeta dhe zëri i tij qysh atëherë ishte kanosës dhe i rrezikshem për atë sistem. Albin Kurti, njeriu i cili e kuptoi qysh herët se Kosova çapitej, plaçkitej, zaptohej, dhe kurrë nuk çlirohej.
Duke u ditur se shteti jonë sapo kishte dal nga inkubatori dhe filloi fazën e adoleshencës së dhunuar, ky njeri i doli në krah sepse e dinte se këtë adoleshente po e shkelmojnë nga brenda dhe jashtë.
Këtë shtet e kanë pafuqizu në çdo kohë, e kanë përdhunu, madje dikujt i duket edhe si budallaqe, por Albini po e kupton popullin e po i sulmon hienat.
Populli është i strukur në shtëpi. Të dobëtit nuk rezistojnë nga epidemia. Disa mbijetojnë në spital, dikush vdes, ndërsa politikanët vazhdojnë të luajnë letra me shokët e tyre.
Ata sot janë shumë por më vonë do ngelin gjysma e ndoshta asnjë. Do të infektoni edhe ato letra por jo nga koronavirusi, por nga padrejtësia dhe injoranca juaj.
Harrohet në media koronavirusi dhe bëhet top lajm shkarkimi i Agim Veliut. Populli është i lodhur nga ju e jo nga virusi.